Banka Botërore: Kosova me numrin më të madh të të papunëve në rajon, punojnë vetëm 37% e të aftëve për punë

by Nexhat

Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

Ndërsa kjo rritje solide thuhet se po e nxit punësimin në rajon, Banka Botërore thotë se Kosova e ka numrin më të madh të të papunëve.

banner

“Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”.

Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit. Në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy