Cakolli: Partia në pushtet në mungesë të numrave po tenton të pengojë edhe punën e Kuvendit

by Nexhat

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, punën e Kuvendit të Kosovës, kohëve të fundit, e ka vlerësuar si të paprecedent, ngase sipas tij, volumi i punës është aq i madh e ndërkohë ka bojkotim të seancave nga partia në pushtet, e që, sipas tij, kjo e fundit do të duhej të siguronte mbarëvajtjen e punës në Kuvend.

“Edhe pse ka kaluar një muaj kur ka nisur sesioni vjeshtor i punës së Kuvendit dhe kanë ngelur edhe rreth dy muaj deri në përmbyllje të punës së Legjislaturës, nuk është arritur të ketë asnjë seancë të vetme në të cilën do të votoheshin projektligje, në mungesë të kuorumit”, tha Cakolli.

Ai tutje shtoi se në disa raste ka edhe mbingarkime me rendin e ditës dhe një sërë fenomenesh tjera negative.

Sipas Cakollit partia në pushtet në mungesë të numrave po tenton të pengojë edhe punën e Kuvendit, duke ua pamundësuar opozitës ushtrimin e rolit të saj – të drejtën për të diskutuar.

Ai u shpreh kritik edhe ndaj punës së deputetëve në krijimin e një konsensusi në miratimin e disa ligjeve që do të ndikonin në të mirë të qytetarëve të vendit.

“Ajo çfarë ka ngjarë në javët e fundit është një shpërfaqje klasike e një tendence bojkotuese të punës së Kuvendit , që ka rezultuar në thellim të ndasive në mes të partisë në pushtet dhe partive të tjera opozitare”, tha Cakolli në rtk

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy