Hovenier për vdekjen e Kaidanow: La një trashëgimi të fortë në rajon, në veçanti në përkrhajen e popullit të Kosovës

by Nexhat

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin e vdekjes së ish-ambasadores amerikane, Tina Kaidanow, duke thënë se Kaidanow ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, duke punuar për avancimin e paqes dhe sigurisë, në mënyrë të veçantë për popullin e Kosovës.

 “Një anëtare karriere e shërbimit diplomatik të SHBA-së, Ambasadorja Kaidanow la një trashëgimi të fortë në rajon, teksa ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme. Do të na mungojë shumë. I dërgojmë ngushëllimet tona familjes së saj dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin”, ka shkruar Hovenier.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy