Komiteti i Biserkos: Serbia ia konfirmoi Rusisë se mund të vazhdojë të llogarisë në bashkëpunim e luftë kundër atyre që janë kundër regjimit

by Nexhat

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi lëshoi ​​një deklaratë për shtyp duke kërkuar që shtetasit rus Antun Bobrisev t’i jepet leje qëndrimi në Serbi.

“Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi është shumë i shqetësuar për fushatën e përhershme të persekutimit të aktivistëve rusë kundër luftës nga Serbia. Shembulli më i fundit është urdhri i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Anton Bobrishev që brenda 30 ditëve të largohet nga Serbia, ku jeton me familjen e tij për tetë vjet. Presim që organet e drejtësisë ta anulojnë këtë vendim të apeluar dhe Bobrisev të mund të qëndrojë i sigurt në Serbi”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata kujtojnë se vendimet për revokimin e lejeve të qëndrimit të qytetarëve rusë bazohen në, siç thonë ata, pretendime arbitrare se paraqesin kërcënim për sigurinë e Serbisë

“Asnjë nga qytetarët të cilëve u është hequr leja e qëndrimit nuk është informuar se në çfarë mënyre kërcënojnë sigurinë e Serbisë. Mbajtja e këtyre informacioneve tregon se bëhet fjalë për vendime politike, e jo për të dhëna që kanë të bëjnë realisht me sigurinë e Serbisë”, thonë ata.

Ata pohojnë se me këtë vendim Serbia po u dërgon dy mesazhe. “I pari autoriteteve represive në Rusi se mund të vazhdojnë të llogarisin në bashkëpunimin e Serbisë në luftën kundër kundërshtarëve të regjimit dhe mesazhi i dytë u shkon kundërshtarëve politikë të Vladimir Putinit – anashkaloni Serbinë dhe kërkoni mbrojtje nga persekutimi dhe represioni në ndonjë vend tjetër”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy