Kurti pret Drejtorin Politik të MPJ së Gjermanisë, flasin për rezultatet e Procesit të Berlinit e dialogun Kosovë-Serbi

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim sot Drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Günter Sautter.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u bisedua për “rezultatet e Procesit të Berlinit, përfshirë gjashtë takimet ministeriale dhe vlerësuam si arritje të rëndësishme marrëveshjen e re për Qasjen në Arsimin e Lartë dhe Deklaratën për Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028”.

Gjithashtu, ZKM thotë se gjatë takimit u diskutua për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për bashkëpunimin rajonal, dialogun në Bruksel dhe integrimet euroatlantike.

Kurti e falënderoi Sautter për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen diplomatike, ushtarake dhe ekonomike të Gjermanisë për të cilën ka tha se “ka qenë thelbësore për çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e zhvillimin e vendit tonë”.

Kryeministri Kurti e uroi Sautter për pozitën e re në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i ofroi bashkëpunimin e plotë në avancimin e agjendës së përbashkët në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë dhe lirive themelore.

Zyrtari gjerman në këtë takim u shoqërua nga ambasadori i vendit të tij, Jörn Rohde.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy