Maqedonci: Që nga fillimi i mandatit kemi investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kanë mbajtur premtimin e bërë për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës.

Maqedonci thotë se që nga fillimi i mandatit kanë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit,

“Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit”, thotë ai.

Tutje, ministri ka pohuar se “çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia”.

Gjithashtu, ai ka shpërndarë disa të dhëna, ku në mandatin e qeverisë së kaluar 2018-2020, kanë qenë vetëm 4 milionë euro investime për blerje të sistemeve të armatimit, ndërsa nga viti 2021 deri tani janë investuar 268 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy