Rutte: NATO e mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

by Merita

Sërish në paraqitjen para mediave Kosova është përmendur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte.

Këtë radhë ai tregoi se në sesionin e dytë të Takimit të Ministrave të Mbrojtes, nesër më 18 tetor, do të diskutohet për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ndaj Kosovës.

banner

Ai theksoi se do të diskutohet edhe për KFOR-in, ndër të tjera, përmendi edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për të cilin tha se e di që Gjermania është duke punuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i sjellë më afër Bashkimit Evropian të gjitha ato shtete që më nuk janë pjesë.

“Nesër do të takohemi me 32-shen e ministrave të Mbrotjes dhe aty ne do të jemi të fokusuar në çështjet tjera, përfshirë edhe KFOR-in.”

“Do të thotë se ne duhet të jemi të vetdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut mes Prishtinës dhe  dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të donim ne, pra procesin e dialogut që ne e mbështesim”, ka thënë Rutte.

I pranishëm sot në këtë samit do të jetë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy