Pasi shkruan historinë në Paris duke fituar dy medaljet e para olimpike, te tjera lajme të mira vijnë nga sporti i mundjes.
Federata Shqiptare e Mundjes do të organizojë në Shqipëri për herë të parë në histori “Kampionatin Botëror për të rritur”, “Kongresin Botëror të Mundjes” si dhe për here të dytë Kampionatin Botëror U23 me 80 shtete dhe 2300 sportistë dhe trajnerë nga e gjithë bota.
Për 23-vjeçarët Kampionati Botëror do të zhvillohet në datat 21 -27 Tetor pranë ambienteve të “Parkut Olimpik Feti Borova njësoj edhe botërori për të rritur me pesha jo olimpike.
Kongresi Botëror i mundjes do ti sjelli Shqipërisë plot 117 shtete pjesëmarrëse dhe 200 Delegate si edhe disa prej figurave më të njohura të sportit të Mundjes. Kongresi do të zhvillohet në datën 27 Tetor në Shijak. Edhe në Botëror, ambiciet e mundësve kuqezi janë maksimale pse jo për të pretenduar edhe titullin Kampion Bote./A2