28
Në veri të Rripit të Gazës, të paktën 28 njerëz, përfshirë fëmijë u vranë në një sulm, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë palestineze.
Dhjetëra u plagosën gjithashtu nga sulmi, tha Medhat Abbas, duke shtuar se “nuk ka ujë për të shuar zjarrin. Nuk ka asgjë. Kjo është një masakër. Civilët dhe fëmijët po vriten, po digjen nën zjarr”
Ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër militantët nga Hamasi dhe grupet e Xhihadit Islamik, të cilët vepronin brenda shkollës Abu Hussein në Jabalia, e cila kishte shërbyer si strehë për njerëzit e zhvendosur