Sveçla e Krasniqi vizitojnë komunën paralele serbe të Skenderajt në veri që u mbyll dje

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme kanë vizituar komunën paralele serbe të Skenderajt në veri, e cila është mbyllur dje.

Brenda komunës tashmë po qëndrojnë të dy ministrat, e cila tashmë e marrë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në komunat të cilat u mbyllen dje, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka thënë se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në veri të Mitrovicës kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyrë, e që gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për Komunën e Skenderajt, raporton Indeks Online.

Prokurori më pas ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyrë të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy