Ministri i Jashtëm i Izraelit konfirmoi se trupat izraelite vranë në Gazë udhëheqësin më të lartë të Hamasit, Yahya Sinwar, një prej organizatorëve kryesorë të sulmit të vitit të kaluar ndaj Izraelit, ku u vranë mbi 1000 njerëz dhe u morën peng rreth 300 të tjerë.
Yahya Sinwar ishte në krye të listët izraelite për më të kërkuarit që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit tetorin e kaluar.
Eliminimi i tij përbën një goditje të fuqishme ndaj grupit militant.
Deri në publikimin e këtij lajmit organizata Hamas nuk e ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të saj.
Shefi i politikës së jashtme izraelite, Israel Katz, e quajti vrasjen e Yahya Sinwarit “arritje ushtarake dhe morale për ushtrinë izraelite”.