Asllani dëmtohet në stërvitje me Interin, mund të mos jetë në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen ndaj Romës

by Merita

Kristjan Asllani mund të mos jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen me Romën, në “Olimpico”.

Mesfushori shqiptar, vendimtar me golin e tij në fitoren kundër Gjeorgjisë, ka marrë një goditje gjatë seancës së fundit stërvitore me zikaltrit, për këtë arsye është në dyshim për takimin me verdhekuqtë.

Situata e ish-lojtarit të Empolit do të vlerësohen nesër nga stafi mjekësor.

Pas konsultës me mjekët, trajneri Simone Inzaghi do të marrë një vendim për grumbullimin e tij.

Mesfusha që do të sfidojë Romën, në çdo rast, është ajo klasike me Barellan dhe Mkhitaryan të rikthyer në krahët e Calhanoglu.

Simone Inzaghi rigjen Barellan, por nuk ka në dispozicion Zielinskin pasi mesfushori polak mund të rikthehet në Champions League.

Nuk është 100 për qind as kanadezi Buchanan.

Me rikthimin e Barellas në formacion, në pankinë do të ulet Frattesi, protagonist në kombëtare.

Në krahët e mesfushës, Darmian është favorit ndaj Dumfries dhe Dimarco do të luajë në të majtë.

Balotazhi i zakonshëm midis Pavard dhe Bisseck si qendër e djathtë e mbrojtjes, me Acerbin dhe Bastonin që duhet të kompletojnë repartin.

Thuram dhe Lautaro do të jenë dyshja e sulmit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy