Me një njoftim në rrjetet sociale, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Jahjaga ka thënë se me Kasanof ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe se gjatë takimit ka ritheksuar nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes dy vendeve.
“Z. Kasanof e urova për detyrën e re dhe i dëshirova mandat të suksesshëm. Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ish-presidentja Jahjaga.