Një dhimbje e rëndë ka rënë mbi familjen Krasniqi në fshatin Smallushë të Lipjanit.
Dy burrat e familjes, Bislim e Hajrush Krasniqi, vëllezër me njëri-tjetrin, kanë ndërruar jetë të enjten, njoftoi familja.
Familja, me trishtim të thellë njoftoi se të dy lanë një zbrazëti të madhe.
“Me zemër të thyer, ju njoftoj për humbjen e dy kushërinjve të mi të dashur, Bislim dhe Hajrush Krasniqi, të cilët ishin jo vetëm vëllezër me njëri-tjetrin, por edhe vëllezër të shpirtit për të gjithë ne. Të dytë ata na lanë në të njëjtën ditë, duke na lënë një zbrazëti të thellë në zemrat tona”, tha familja.
“Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen e kësaj humbjeje, por kujtimet e tyre të dashura do të jetojnë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. U prehshin në paqe dhe Zoti i dhëntë forcë familjes të qëndrojë e fortë në këto momente të vështira”, thuhet në njoftimin e familjes Krasniqi.