Haradinaj në forumin “Pearson 2024”: Kosova pret integrim në NATO

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se me ftesë të Universitetit të Çikagos, në “Forum Global Pearson 2024”, pati rastin të ndajë historinë e Kosovës – nga lufta në shtet-ndërtim.

Haradinaj, në një postim në Facebook, thotë se para shumë studiuesve dhe vendimmarrësve të nivelit të lartë botërorë dhe ekspertëve, paraqiti vizionin e tij për një të ardhme të qëndrueshme.

“Fola për rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Theksova rrugën e Kosovës drejt lirisë e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik. Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë. Në vitet ’90, nisi rezistencën paqësore. Në vitet 1997-1999 filluam Luftën Çlirimtare dhe më pas, më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO-s, udhëhequr nga ShBA, të cilat çuan në liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj

Ai tha se ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë, por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm.

“Kosova, është tregim i suksesshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika. Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO. Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy