Haradinaj në Universitetin e Chicagos flet për Kosovën si rrëfim suksesi dhe nevojën e integrimit në NATO

by Merita

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është një tregim suksesi dhe suksesin më të madh sipas tij e bëjë partneriteti i botës demokratike.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në Universitetin e Chicagos, në Forumin Global Pearson 2024, ku ai ka folur për historinë e Kosovës – nga lufta në shtetndërtim.

banner

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se rrugëtimi i Kosovës nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm.

“Fola për rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Theksova rrugën e Kosovës drejt lirisë e shtetndërtimit dhe rëndësinë që ka përqafimi i vlerave perëndimore në arritjen e aspiratave tona për integrim euro-atlantik. Liria erdhi si rezultat i një procesi të gjatë. Në vitet ’90, nisi rezistencën paqësore. Në vitet 1997-1999 filluam luftën çlirimtare dhe më pas, më 24 mars 1999, filluan sulmet ajrore të NATO-s, udhëhequr nga ShBA, të cilat çuan në liri dhe pavarësi. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë por ishte dhe vazhdon të jetë i qëndrueshëm. Kosova, është tregim i sukseshëm, suksesin e bënë edhe më madh mbështetja dhe partneriteti që vjen nga bota demokratike e udhëhequr nga Amerika”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO.

“Kosova pret me padurim të ecë më shpejt drejt integrimit në NATO. Është e rëndësishme që shtetet të jenë përgjegjëse dhe të veprojnë me llogaridhënie”, ka përfunduar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy