Ish kryeministri Hoti: Faktet tregojnë se nga viti 2009 çdo qeveri ka pasur rritje më të madhe ekonomike sesa qeveria e Albin Kurtit

by Nexhat

Nëemisionin EURO n’T7 janë paraqitur dhe analizuar të dhëna dhe fakte konkrete ekskluzivisht për nevoja të emisionit rreth realizimit të premtimeve katër vjecare të qeverisë Kurti.

Ish kryeministri Avdullah Hoti duke analizuar të dhënat për rritje ekonomike nga viti 2021 deri më sot ka thënë se kjo qeveri ka nisur qeverisjen e vendit me një rritje ekonomike të dalur nga pandemia 16.3% ndërsa po e përfundon mandatin me një rritje prej 4.2%.

“Kur këta e kanë marrë qeverisjen nuk e kanë marr me krizë ekonomike por e kanë marr me një rritje prej 16%, mandatin e kanë marr në muajin mars dhe tremujor pas tremujore ekonomia ka vazhduar të bie në nivele shumë të ulta në vitin 2022 dhe ne fillim të vitit 2023. Arsyeja kryesore e kësaj ngecje apo rënie ekonomike është rënia masive e investimeve kapitale publike nga ana e qeverisë. Gjithë rritja ekonomike ka ndodhur për shkak të konsumit dhe investimeve kryesisht nga diaspora. Ndikimi i investimeve publike ka qenë negativ”, ka pohuar tutje Hoti.

Rënia e normës ekonomike sipas deputeti Hoti është edhe për shkak të përkeqësimit të strukturës së buxhetit, ku qeveria Kurti ka rritur buxhetin për subvensione që nuk nxisin zhvillim ekonomik derisa ka ulur buxhetin për investime kapitale si indikator kryesor për rritje ekonomike.

“Kjo ngecje në ekonomi është për shkak të ndryshimeve masive në strukturën e buxhetit, në vitin 2019 subvensionet kanë qenë në vlerë 627 milin edhe derisa investimet kapitale 531 milion, ndërsa në 2022 subvensionet kanë shkuar në 1 miliard e 64 milion ndërsa investimet kapitale në 419 milion dhe kështu ka vazhduar edhe në dy vitet e fundit”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit sot rreth 42% e buxhetit shkonë për subvencione

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy