Ish-kryeministri Hoti: Mbi 90% e premtimeve në  ekonomi nuk u realizuan nga Kurti

by Nexhat

Në emisionin EURO n’T7 janë  paraqitur dhe analizuar të  dhëna dhe fakte konkrete ekskluzivisht për nevoja të emisionit rreth realizimit të  premtimeve katë r vjecare të  qeverisë  Kurti.

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti duke analizuar premtimet nga programi qeverisës ka thënë  se mbi 90% e premtimeve të  qeverisë  aktuale në  fushën e ekonomisë nuk janë  realizuar.

banner

Sipas tij përjashtimisht mund të  ketë  ndonjë që  është  realizuar në  tërësi apo ka filluar por që pjesa më  e madhe ka mbetur vetëm premtim.

“Nuk ka veprime qeveritare konkrete që  tregojnë  se qeveria aktuale është marr me premtimin e parë  ekonomik të  tyre që  ishte qasja e shumë  e volitshme në  financa për biznese, veprimi i fundit ka qenë në vitin 2016 kur kryeministër ishte Isa Mustafa por edhe pse ishte ndër premtimet e para të programit të  tyre i njeti nuk është adresuar fare, përkundrazi ka përkeqësim ose vështërsi në qasje në financa të  bizneseve”, ka thënë  Hoti.

Deputeti Hoti ka thënë se janë dy premtime që megjithatë ka pasur lëvizje tek efiqienca e energjisë ku janë  mbështetur disa biznese por nuk është  se ka kalim radikal të bizneseve dhe ekonomive familjare për përdorim të energjisë efiqiente dhe poashtu ka filluar të adresohet edhe përkrahja për gratë .

“Ka pasur disa skema të caktuara ku janë  mbë shtetur të  rinjët dhe gratë  për punësim por nuk është  që  ka rritje të  grave dhe rinjë ve në  pjesë marrje në  tregun e punës”, ka shtuar ish kryeministri Hoti.

Ndryshe një  tjetë r premtim madhor që  nuk ë shtë  pë rmbushur sipas Hotit ë shtë  edhe shuarja e AKP e që  sipas tij nuk ka asnjë  iniciativë  pë r shuarjen e AKP-së , përkudrazi gjatë  gjithë  këtyre viteve ka pasur valë  të  shitjeve nga ana e tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy