Nuk i mori shumë kohë Jurgen Kloppit që të adaptohet me rolin e tij të ri tek Red Bull me ish-trajnerin e Liverpoolit që tashmë ka hartuar një listë të objektivave që ai dëshiron t’i transferojë.
Pasi u largua nga posti i trajnerit të Liverpoolit në fund të sezonit të kaluar, Klopp pritej që të merrte pushim nga futbolli për një të ardhme të afërt.
Sidoqoftë, më datë 9 nëntor trajneri gjerman nënshkroi punën e tij të ri të cilën do ta nis pas vitit të ri dhe tashmë ai po mendon për lojtarët të cilët mund t’i transferojë atje.
Lajmet e fundit nga strategjia e Klopp vijnë nga gazetari Sebastian Vidal, i cili ka thënë se një numër lojtarësh të Barcelonës janë në listën e blerjeve për Red Bull.
Me sa duket, që të dy Aleix Garrido dhe Noah Darvich janë duke u ndjekur nga Klopp para integrimit të tij në rol dhe i sheh adoleshentët e Barcelonës si të duhurit për grupin e Red Bull.
Dyshja janë paraqitur vazhdimisht për Barcelonën B deri më tani, por Garrido kishte bërë debutimin me ekipin e tij të parë gjatë kohës sa Xavi ishte në krye të blaugranasve.
Zhvillimi i Garridos është penguar nga një thyerje që kishte pësuar gjatë muajit mars dhe ai ende nuk ka luajtur këtë sezon,
Sidoqoftë 20-vjeçari shihet si njëri prej lojtarëve më premtues në akademinë e Barcelonës dhe kjo duket se nuk i ka shpëtuar syrit të Kloppit.
Darvich në anën tjetër u transferua nga SC Freiburg verën e kaluar dhe adoleshenti gjerman ka pasur një sezon mjaft të mirë që prej se u transferua në Kataluni
18-vjeçari ishte i përfshirë në turin parasezonal me Barcelonën këtë verë, por ende nuk e ka bërë debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë