Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka publikuar fotografinë nga votimi i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Në komentin e fotografisë, Molliqaj ka vlerësuar se në fotografi shihen dy deputetët “lojalë të Listës Serbe”, Adem Hodza dhe Fadil Gashi, “duke votuar për zgjedhjen” e Osmanit për presidente.
Sipas Molliqajt, pa votat e tyre Vjosa nuk zgjidhej.
“Këta janë Adem Hodza dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjedhej.
Pazari ka qene i dukshëm. Koordinimi i fshehtë. Këta mungojnë në dy seancat e para, por pas koordinimit, paraqiten në seancën e tretë”, ka shkruar ai në Facebook.