Presidentja Osmani në SHBA, vizita fokusohet në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë

by engel

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar për aktivitet që po zhvillon gjatë vizitës në ShBA. Ajo ka bërë me dije se në Amerikë është për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shkruar se sot në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

banner

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës. Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, ka shkruar Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy