29
Ambasadori i Gjermanisë në Kosova, Jorn Rohde, ka deklaruar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.
Ai në diskutimin për Procesin e Berlinit të premten tha se qëllimi kryesor është tregu i përbashkët rajonal.
Rohde sërish përshëndeti vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2025 do të heq njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën. /rtv21