Një foshnjë vdiq pasi një varkë që transportonte njerëz në Kanalin drejt Britanisë u përmbys në brigjet franceze, thanë rojet bregdetare lokale.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes kur 65 persona u shpëtuan pasi një varkë e mbingarkuar filloi të fundosej në brigjet e Wissant në Francën veriore.
Disa njerëz ishin në ujë kur shpëtimtarët mbërritën.
Një foshnjë pa ndjenja u gjet në ujë dhe më vonë u deklarua e vdekur.
Prefektura lokale tha: “Shpëtimtarët zbuluan se varka, e cila ishte e ngarkuar rëndë ishte në vështirësi dhe se disa njerëz ishin në ujë. Ekipet e shpëtimit filluan të rimarrin njerëzit në vështirësi. Në të njëjtën kohë u kryen kërkime të mëtejshme për të gjetur njerëz që mund të bllokoheshin në det”.