Një objekt i ndodhur në afërsi të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e stacionit policor në rrugën “Mbreti Petar”, u mbyll të mërkurën e 16 tetori. Kjo ndodhi pasi ai objekt shërbente si komunë paralele për Skenderajn, e financuar nga Beogradi.
Më herët, me 30 gusht, autoritetet kosovare paten mbyllur edhe pesë institucione tjera paralele serbe. Në njërën nga ndërtesat që iu vu dryni atëherë e që ndodhet në “Lagjen e Boshnjakëve”, tanimë do funksionojnë tri dikastere qeveritare të Kosovës. Tabelat informuese për ministritë që do operojnë atje tashmë janë vendosur.
Ndërkohë Serbia veproi kah ana e saj në kufi me Kosovën. Siç raportohet nga media të afërta me regjimin politik në Beograd, pak kilometra larg pikës kufitare Jarinjë mes dy shteteve, Serbia solli një numër të kontejnerëve të cilët do jenë zyra që do kryejnë punën e institucioneve paralele të mbyllura në Kosovë, e të cilat shteti serb i quan thjesht “Institucione të Përkohshme”.
Sikur në Rudnicë, sipas paralajmërimeve që i bëri presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq më 13 shtator, vendi i tij do hapë këso zyra edhe në Ribariq, afër pikës kufitare Bërnjak.
Kronikën e plotë ndiqeni më poshtë: