Udhëheqësi suprem i Iranit: Hamasi është dhe do të mbetet i gjallë

by Merita

Lëvizja islamike palestineze Hamas “është dhe do të mbetet e gjallë” pavarësisht vdekjes së liderit të saj, Yahya Shinwar, i cili u vra gjatë një operacioni ushtarak izraelit, tha sot lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Humbja e tij është sigurisht e dhimbshme për frontin e rezistencës” në Izrael, “por (fronti i rezistencës) nuk do të ndalet me martirizimin e Sinwar,” siguroi Ayatollah Khamenei në një deklaratë.

Irani nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe, që nga revolucioni islamik i vitit 1979, e ka bërë kauzën palestineze një nga shtyllat e politikës së tij të jashtme.

Yahya Sinwar “ishte një figurë e shkëlqyer e rezistencës dhe luftës” kundër Izraelit, theksoi Ayatollah Khamenei. Ai qëndroi me vendosmëri të palëkundur kundër armikut çnjerëzor dhe agresiv dhe e goditi me guxim”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy