E ndërsa të gjithë vajtuan për ndarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm të Onë Direction, Liam Panye, mes tyre u pa edhe babai i tij i cili lexoi homazhet që njerëzit kishin lënë për të birin.
Jeff Payne, pas vdekjes së Liam vizitoi hotelin në Argjentinë ku ylli i One Direction i dha fund jetës teksa ra nga ballkoni dhe ku dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe të droguar.
Jeff u ndoq nga një turm njerëzish, mediat lokale raportuan se ai ai pritet të marrë disa nga gjërat e djalit të tij gjatë vizitës. Babai i Payne mbërriti në Argjentinë të premten për të rregulluar kthimin e trupit të djalit të tij në Britani të Madhe.
Zyrtarët argjentinas thanë se Payne vizitoi morgun e qytetit për të identifikuar djalin e tij përpara se të takohej me prokurorët vendas për të rregulluar riatdhesimin e trupit të tij.