Vdiq 10 ditë pas vaksinimit, autoritetet italiane njohin lidhjen shkakësore të vaksinës për vdekjen e 35-vjeçarit

by Merita

Tre vite pasi një 35-vjeçar italian iu nënshtrua administrimit të dozës së parë të vaksinës Astrazeneca dhe më pas humbi jetën, Komisioni Mjekësor Ushtarak i Mesinës (CMO) njohu lidhjen shkakësore midis administrimit të vaksinës anti-Covid-19 dhe vdekjes së tij.

Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari nga Agrigento, i cili ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, në prill 2021 mori dozën e parë të vaksinës Astrazeneca dhe vdiq 10 ditë pas vaksinimit, duke lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Autopsia ka rezultuar se vdekja ka ndodhur për shkak të miokarditit. Raporti i CMO-së iu dërgua Ministrisë së Shëndetësisë në Romë, e cila njohu lidhjen shkakësore dhe urdhëroi pagesën e një kompensimi për të venë.

“Është një rezultat i rëndësishëm që i hap rrugën njohjes së dëmit të shkaktuar nga vaksinimi kundër Covid-it” tha avokati Angelo Farruggia, i cili siç raporton A2, po ndihmon gruan, duke komentuar njohjen e lidhjes shkakësore nga Komisioni Ushtarak Mjekësor i Messina.

“Shumë të dëmtuar pas administrimit të vaksinës nuk janë në gjendje të kenë diagnoza të caktuara dhe për këtë arsye detyrohen të bëjnë vizita të vazhdueshme të specializuara me paratë e tyre. Njohja e lidhjes shkakësore i hap rrugën edhe veprimit dëmshpërblyes ndaj prodhuesve të vaksinave dhe vetë Ministrisë së Shëndetësisë” përfundon avokati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy