Bedri Hamza nga Malisheva: Kosovën do ta rikthejmë në drejtimin e duhur

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas Klinës takimet me qytetarë i ka vazhduar edhe në Komunën e Malishevës.

Hamza ka thënë se me krejt vullnetin, forcën dhe përgjegjësitë, së bashku me qytetarët do të angazhohen që Kosovën ta rikthejnë në drejtimin e duhur.

“Këtë të diel e përmbylla me një takim të mrekullueshëm me qytetarët e Malishevës. Me krejt vullnetin, forcën dhe përgjegjësitë tona, së bashku do të angazhohemi që Kosovën ta rikthejmë në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hamza.

Gjatë ditë së sotme, Hamza ka pasur një takim edhe me qytetarët në Komunën e Klinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy