Dukagjini rikthehet te fitoret, mposht Llapin me rezultat minimal

by Nexhat

Dukagjini i ka dhënë fund rezultateve negative, duke u kthyer te fitoret në Albi Mall Superligë.

Klinasit para adhuruesve të vet kanë mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0

banner

Ka qenë një pjesë e parë me disa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, megjithatë për vendasit më të mirin e kishte kapiteni Basri që goditi shtyllën.

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultat të pastër 0-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën vendase që shpejt gjetën golin e epërsisë.

Sulmuesi i talentuar Hekuran Berisha realizoi gol në minutën e 58-të duke sjell gëzim të madh në shkallët e stadiumit ’18 qershori’.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe Dukagjini arkëtoi tre pikë nga kjo përballje

Dukagjini tani ka nëntë pikë në pozitën e nëntë, derisa Llapi mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë.

Ndeshjen e radhës Dukagjini do ta zhvilloj sërish në shtëpi ku pret Ballkanin, derisa Llapi do të përballet me Gjilanin në udhëtim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy