Incident në takimin e Ballës në Vjenë, Berisha publikon videon kur qytetari i kërkon llogari

by Nexhat

Një incident raportohet të ketë ndodhur në takimin që i dërguari i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla zhvilloi së fundmi në Vjenë me komunitetin shqiptar.

Një nga të pranishmit i kërkoi Ballës që të japë llogari për pyetjet e bëra nga qytetarët, teksa akuzoi atë dhe qeverinë Rama për situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Videon e ka publikuar kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Një përshëndetje të përzemërt qytetarit guximtar që i a plasi në fytyrë në Vienë, narko-ministrit Balla-Bego-Yaris”, shkroi ai.

Debati.

Qytetari: Zoti ministër. Ju duhet ta dini se ministër do të thotë shërbyes. Ju vini e na thoni se kush duhet të flasë dhe kush jo.

Balla: Bëj 5 minuta pushim.

Qytetari: Ju duhet të jepni përgjigje për pyetjet që kanë njerëzit. Nuk kam faj unë që njerëzit janë kaq të zemëruar me ju, me qeverinë tuaj, me lidershipin tuaj komunist.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy