Moti i keq godet Italinë/ Një 20-vjeçar vdes nga përmbytjet, pezullohet qarkullimi në disa zona

by Merita

Fundjavë me mot të keq në të gjithë Italinë.

Nga veriu në jug, Gadishulli është nën ujë, i goditur nga reshjet intensive që kanë pushtuar edhe Sicilinë, e cila ka qenë nën kontrollin e një thatësire të madhe për muaj të tërë. 

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Një djalë 20-vjeçar vdiq  në Pianoro.

Ai po udhëtonte me vëllain e tij në një makinë kur u godit nga një valë përmbytjeje.

Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.

Po ashtu raportohet se është pezulluar qarkullimi hekurudhor në disa zona.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy