​Ura e Mesit, Rama: Një destinacion pas të cilit po dashurohen turistët

by Nexhat

Ura e Mesit, e gjendur mbi lumin Kir në Shkodër, pas restaurimit të kohëve të fundit është kthyer në destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Ura e Mesit, e cila sipas tij, është kthyer në një destinacion “që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës, duke u shndërruar në pikën e preferuar për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria”

Në videon e sjellë nga kryeministri flet edhe një turist italian, që shprehet i mahnituar nga bukuritë e këtij vendi, të cilin e viziton për herë të parë

“Kjo është spektaklore! Erdhëm me qëllim që ta shohim. Po kalojmë disa ditë në Shqipëri dhe u dashuruam me vendin”, thotë turisti italian.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara shfaqen turistë, por dhe vendas që bëjnë foto dhe video mbi urë, fëmijë që luajnë pranë ujit të lumit dhe plot pamje mbresëlënëse të një prej pikave më piktoreske në Shkodër, që po kthehet në një atraksion absolut për turizmin në veri të Shqipërisë.

E ndërtuar në vitin 1768, Ura e Mesit është një nga perlat e arkitekturës dhe trashëgimisë sonë kulturore, që pret çdo ditë qindra vizitorë.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër. /ATSH/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy