Xavi drejt rikthimit në stol, spanjolli ka marrë ofertën e parë pas largimit nga Barça

by Nexhat

Xavi po shikon para për një rikthim në stol dhe atij tashmë i është ofruar mundësia për të marrë drejtimin e një kombëtareje, pak muaj pas largimit të tij nga Barcelona.

Gjiganti katalanas ndau rrugët me legjendën e klubit pas përfundimit të sezonit 2023/2024 dhe emëruan ish-trajnerin e Bayern Munich, Hansi Flick si pasuesin e tij

Pasi u largua nga Barça, ish-reprezentuesi spanjoll zbuloi planet e tij për të marrë pak kohë pushim nga futbolli. Sidoqoftë, sipas gazetës nga Katari, Al Raya, 44-vjeçari mund të rikthehet në stol së shpejti.

Raporti pretendon se Federata e Futbollit të Katarit, po planifikon që ta emërojë Xavin si përzgjedhësin e tyre të ardhshëm, pasi presioni mbi teknikun aktual Tintin Marquez po rritet pas humbjes së thellë me rezultat 4-1 ndaj Iranit.

Kujtojmë se ylli katalanas e kishte nisur karrierën e tij si trajner në Lindjen e Mesme si trajner i Al-Sadd për dy vite, para se të kalonte në La Liga.

Më herët gjatë kësaj jave, Flick e vizitoi Xavin në shtëpinë e tij në Kataloni duke i shuar kështu të gjitha thashethemet për ndonjë raport armiqësor mes dy trajnerëve.

Barcelona do të rikthehet sot (e diel) në aksion ku do të presin Sevillën në shtëpi, para se të ndeshen me Bayernin në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy