Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informatat e para

by Nexhat

Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet,e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident.

banner

Hoxha nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy