Ancelotti i jep Mbappes këshillat e njëjta që i jepte Benzemas kur e kishte lojtar

by Nexhat

Carlo Ancelotti thuhet se i jep Kylian Mbappes të njëjtat urdhra që i jepte edhe ish-sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema. 

Pas një fillimi relativisht të ngadaltë në Madrid pas kaloi nga Paris Saint-Germain këtë verë, 25-vjeçari ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje për gjigantët spanjollë

Por, trajneri i Los Blancos, Ancelotti dëshiron më shumë gola nga francezi, ndërsa është më pak i shqetësuar për presionin që ai bën ndaj kundërshtarëve.  

Kjo ishte diçka që ai ia tha edhe ish-sulmuesit Benzema kur ishte në “Santiago Bernabeu”. 

Italiani u tha gazetarëve: “Unë kërkoj që Mbappe të shënojë gola. Unë preferoj që ai të shënojë gola sesa të shtypë. E them Mbappes atë që i kam kërkuar Karim Benzemas, që ai të jetë gati kur ta rikuperojmë topin”. 

Benzema u largua nga Real Madridi si legjendë e klubit në vitin 2023 për skuadrën Saudite të Ligës Pro, Al-Ittihad.  

Reprezentuesi francez shënoi 354 gola për klubin dhe u dha atyre një mori trofesh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy