Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj ka bërë me dije se ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta rëndojnë tre akuza, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Në një deklaratë për mediat, pas takimit me Metën në
Avokati nuk dha shumë detaje mbi çështjet e hetuara që çuan në burg Metën, teksa tha se kreu i PL-së do të përballet me procesin. Ai i qëndroi deklaratave të zyrtarëve të PL-së, duke akuzuar për “hakmarrje politike”.
“Ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. E gjithë kjo histori ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegime për çfarë është pyetur dhe kjo çështje ka 5 vjet që është në duart e prokurorëve. Momenti është politik, këtu është dyshja Rama-Dumani. Qëndrimi i Metës është i qartë, është i vendosur të përballet me procesin dhe është gati për të sqaruar të gjitha rrethanat që nuk kanë lidhje me të. Është për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim i parave dhe mosdeklarim pasurie”, tha Gjokutaj. Drejtorinë e Policisë, ku ai u dërgua pas arrestimit, Gjokutaj e konsideroi “banditeske” mënyrën sesi ai u vu në pranga