Berisha reagon për arrestimin e ish-deputetir Çyrbja: Rama të japë dorëheqjen

by Nexhat

Një përfaqësues të krimit e konsideroi Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ish-deputetin socialist, Jurgus Çyrbja të arrestuar ditën e djeshme.

Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se sipas tij ka ndërtuar piramidën më të madhe shtetërore të krimit në Europë, Berisha i kërkoi të japë dorëheqjen.

banner

“Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama.

Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes.

Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura.

Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament.

Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy