Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka mirëpritur Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier përmes një statusi në rrjetin social X ka postuar fotografi krah O’Brien, duke thënë se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështje kyçe bilaterale.
“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Aktualisht Hovenieri dhe O’Brien janë në qeveri ku po zhvillohet takimi me Kurtin.
Ambassador Jeff Hovenier:
Pleased to welcome @StateEUR-Assistant Secretary O’Brien for his first visit to Kosovo in his current role. We look forward to engaging conversations with Kosovan officials on key bilateral issues and reiterating the commitment of the 🇺🇸 to the people of 🇽🇰.