Ilir Meta është Presidenti i parë në Shqipëri që vihet në pranga. Me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO, Meta u arrestua befasisht në Kthesën e Kamzës në Tiranë teksa po kthehej nga Kosova për të shkuar pranë selisë së partisë së tij ku do mbante një konferencë për media.
Prokurorët që kërkuan arrestimin e Ilir Metës janë Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Erjon Çela. Sotir Kllapi nisi hetimet për çështjen e pasurisë së Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi që prej vitit 2022.
Prokurori Kllapi kaloi me sukses dhe me lehtësi procesin e Vetingut në maj të vitit 2019. Ai u konfirmua në detyrë më 13 maj të vitit 2019, duke u vlerësuar pozitivisht në kriterin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Në maj të vitit 2020, Kllapi u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK, duke u vlerësuar me 174 pikë, në krye të të gjithë kandidatëve, duke lënë pas Dritan Prençin, Vladimir Marën dhe Dorina Bejkon