Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

by Merita

Policia ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se katër raste të dhunës në familje kane ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Në Lipjan një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar me mjet të fortë dy burra tjerë.

banner

“Lipjan 20.10.2024-10:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Obiliq një grua e ka sulmuar një tjetër.

“Obiliq 20.10.2024-15:56. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë, ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Një burrë në Prishtinë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar një grua. Ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 18.10.2024-01:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me datë 21.10.2024 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Po ashtu një grua ka raportuar se ka dhunë psikike dhe është kërcënuar nga një burrë.

“Prishtinë 20.10.2024-17:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psiqike dhe është kërcënuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy