Kurti për takimin me O’Brien: Serbia po i shmanget Marrëveshjes së Brukselt duke mos e nënshkruar

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për takimin që ka pasur me Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Kurti tha se me të ka biseduar edhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia.

“Vizita e tij e parë në Kosovë në detyrën e re, u bë në takimin tonë të dytë brenda më pak se një muaji.  Me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien diskutuam për më shumë se dy orë për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më shumë raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona, pastaj për bashkëpunimin rajonal dhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia duke mos i nënshkruar dhe shkelur ato vazhdimisht”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se SHBA-ve Kosova i ëhtë mirënohës për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Shteteve të Bashkuara të Amerikës i jemi gjithmonë mirënjohës për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë, dhe për bashkëpunimin e afërt që kemi në sektorë kyç për zhvillimin e vendit, si ai i energjisë, ekonomisë, financave, sigurisë e mbrojtjes”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy