Lewa, një “përbindësh” para portës: 12 gola në 10 ndeshje!

by Nexhat

Robert Lewandowski po tregohet një “përbindësh” para portave kundërshtare në këtë edicion.

Sulmuesi polak e ka rikthyer shkëlqimin falë trajnerit Hansi Flick,

banner

Veterani i sulmit ishte protagonist i gjigantit katalunas edhe mbrëmë në fitoren e thellë 5:1 ndaj Sevillës, ku i realizoi dy gola.

Kështu, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e Bayern Munichut arriti në kuotën e 12 golave në 10 ndeshje të La Ligës në këtë fillim-sezoni.

Shifra këto të frikshme për një sulmues që deri në verën e këtij viti dukej si i mbaruar.

Ndër të tjera, Lewa është bërë sulmuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohëve në Top 5 ligat evropiane pas Lionel Messit (496) e Cristiano Ronaldos (495) me 366 gola.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, polaku mund ta fitojë çmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë.

“Blaugrana” presin shumë nga ylli i tyre në El Clasicon e fundjavës ndaj Real Madridit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy