Një redaktor i një reviste serbe, Millovan Bërkiq, ka rikthyer në diskutim emrin e ish-gazetarit kosovar, Fahri Musliut, duke pretenduar se është babai biologjik i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Mbi këto aludime, në një përgjigje për klankosova.tv, Musliu u shpreh se e kishte sqaruar situatën për publikun por siç thotë askujt nuk po i intereson e vërteta.
“Unë kam dhënë sqarime shkaku i respektit të opinionit, por kujt nuk i intereson e vërteta. Edhe sikur të thosha; Po jam babai i tij, prapë nuk do të besonin”, tha ndër të tjera ai.
Bërkiq, duke e quajtur presidentin e Serbisë “shumë të sëmurë”, ka dhënë deklaratën tashmë të njohur, se babai i Aleksandër Vuçiqit nuk ishte Angjelko, por Fahri Musliu.
Megjithatë, për ish-gazetarin kosovar, të tillat komente janë shpifje të nisura në Zagreb tash e 10 vite.
“Dorën në zemër as që po më bën përshtypje këto shpifje 10-vjeçare të nisura në Zagreb, Beograd nga portale e revista të dyshimta dhe me lëndime pesëditore në Gazeta Express në Prishtinë në tetor të vitit 2010, por edhe vjet pas deklaratës së çmendur të shefit të kabinetit të zonjës Osmani”.
Mbi këtë situatë, ishte deklaruar dikur edhe vet presidenti serb, Vuçiq.
”Ata kanë shkruar, për ata që nuk e dinë, se njëfarë zoti Fahri Musliu është babai im, duke dashur të them se është. Unë jam krenar për babanë tim. Ai është shumë më i mirë se unë dhe unë kam mësuar shumë prej tij… Për nënën time dhe unë e di se sa e ndershme, besnike dhe e nderuar ishte ajo ndaj tij, familjes dhe vendit. Më lejoni t’ju them edhe një herë se babai im është Angjelko, e dua pafund”.
Kujtojmë që deklaratat e tilla të dhëna në vazhdimësi në Beograd, lidhur me familjen e Aleksandar Vuçiq, janë mbështetur nga një pjesë e opozitës serbe.
Derisa për këtë pikë ku emri i tij shpesh herë bëhet temë diskutimi, më 2023-ën, pati dhënë mendim më të zgjeruar edhe vet Fahri Musliu në Oxygen