Meta u arrestua para konferencës për shtyp, dosjet për të cilat po hetohet

by Nexhat

Ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar sot para se të mbante konferencë për shtyp.

Zyra e tij kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13.40, si çdo të hënë nga selia e Partisë së Lirisë.

Në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë.

Ai po hetohej nga SPAK për tre vepra penale, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Më herët Meta është paraqitur në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia.

Në mes të muajit gusht të këtij viti, SPAK mori nën hetim Ilir Metën për lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në ILDKP. Procedimi penal ishte regjistruar që në qershor 2022, pas kallëzimit të referuar nga ish-deputeti Halit Valteri.

Në fillim të muajit korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal dhe sipas kallëzimit bëhet fjale per krijimin e një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy