Momenti kur Ilir Meta arrestohet në komunikacion, pak para se të mbërrinte në selinë e partisë(VIDEO)

by Nexhat

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët.

Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të BKH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë. Pamjet nga momenti i arrestimit i ka publikuar Report TV.

banner

Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy