Zelensky kërkon përgjigje të fortë ndaj përfshirjes së Koresë së Veriut përkrah Rusisë

by Merita

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se po kërkon një përgjigje të fortë nga vendet që e kanë pranuar se Koreja e Veriut është më e përfshirë në luftën që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky tha se ka prova të shumta satelitore dhe video që Koreja e Veriut jo vetëm që po dërgon pajisje në Rusi, por edhe ushtarë për t’u përgatitur për dislokim.

“I jam mirënjohës atyre liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve që nuk mbyllin sytë dhe flasin sinqerisht për këtë bashkëpunim për hir të një lufte më të madhe. Ne presim një reagim normal, të sinqertë dhe të fortë nga partnerët tanë për këtë”, u shpreh presidenti ukrainas.

Javën e kaluar, Zelensky akuzoi Korenë e Veriut se po përgatit për të dërguar mijëra trupa për të ndihmuar Moskën në luftë. Ndërsa të premten, agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut kishte dërguar 1500 trupa të forcave speciale në Lindjen e Largët të Rusisë për stërvitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy