“Zgjedhje shumë e mirë”, Alban Bushi aprovon organizimin e Evropianit U21 me Serbinë

by Nexhat

Përzgjedhësi i ekipit kombëtar të Shqipërisë për U-21, Alban Bushi ka folur për mundësinë që Shqipëria ta organizojë Kampionatin Evropian për U21 në vitin 2027 së bashku me Serbinë.

Ai ka thënë se duhet të shihet vetëm aspekti sportiv dhe në këtë rast, sipas tij, Shqipëria do të kishte shumë përfitime

“Me duket zgjedhje shumë e mirë, sepse është gjëja më e bukur që i ka ndodhur ndonjëherë Shqipërisë, të organizojë kampionatin evropian, nëse vendoset të bëhet.

“ Nuk më intereson me kë bëhet, me Serbinë apo Slloveninë. Më intereson nga ana sportive, është diçka jashtëzakonisht e madhe, siç ishte dhe finalja e Conference League”.

“Nuk i di të gjitha detajet, por është kampionat evropian dhe Shqipëria ka shumë përfitime”, ka thënë Bushi.

Ndër të tjera, Bushi foli edhe për të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë U21, duke nënvizuar se kjo skuadër do të jetë në çdo sezon favorite për t’u kualifikuar.

“Pavarësisht se në letër ne nuk jemi favoritë, unë e them me bindje që ne do jemi çdo sezon favoritë për t’u kualifikuar”.

“Sepse kur jemi bashkë, kur bëjmë maksimumin, kur ndihmojmë njëri-tjetrin, mund të bësh gjëra të mëdha”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy