Ambasadori britanik, Hargreaves: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja është se kur dhe si

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por theksoi se kjo duhet të ndodhë në momentin dhe kushtet e duhura.

Ai shtoi se janë të nevojshme planifikime teknike për të siguruar funksionimin e sigurt të urës dhe se është e rëndësishme të mendohet për sfidat mjedisore që Kosova po përballet, veçanërisht në lidhje me përdorimin e makinave

“Koha e duhur për hapjen e urës është kur është e sigurt për ta bërë këtë, kur të kemi pasur konsultime të plota me të gjitha komunitetet në të dyja anët e lumit, dhe kur të jetë e qartë që hapja mund të realizohet në mënyrë të sigurt dhe me pranim të gjerë nga të gjithë”, u shpreh ambasadori në Rubikon.

Hargreaves gjithashtu përmendi se vendimi i kryeministrit për të mos hapur urën gjatë verës ka qenë i mençur, pasi hapja në atë periudhë do të kishte sjellë rreziqe të mëdha të sigurisë.

“Personalisht mendoj se vendimi për të mos e hapur urën gjatë verës ka qenë një hap pozitiv, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm,” përfundoi ambasadori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy