Arrestimi i Ilir Metës, Berisha: Terroristët që i zunë pritë kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi të!

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se forcat operacionale “kishin urdhër të shkrehnin karikatorin mbi të”

Duke dënuar mënyrën sesi u arrestua ish-Presidenti i Republikës, Berisha tha se SPAK nuk ka paraqitur dot asnjë akuzë të vërtetë ndaj Metës

banner

Deklarata e plotë:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore.

Mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, begatisë dhe integrimit të shqiptarëve.

Një përshëndetje për oratorët e tribunës së fjalës së lirë, që shpërndajnë me guxim në të katër anët të vërtetat që fsheh regjimi ndaj shqiptarëve.

Të dashur miq, zhvillimet e djeshme kanë plotësuar para çdo shqiptari imazhin e vërtetë të narkoregjimit të Edi Ramës

Akti makabër publik i rrëmbimit tek futej në Tiranë, tek kthehej në zyrën e tij, me banditë të armatosur dhe të maskuar, i zvarritjes dhe goditjes të ish-presidentit të Republikës, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të qeverisë, aktualisht kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai.

Një akt të tillë çnjerëzor, antidemokratik, banditesk mund ta ndërmerrte vetëm një njeri, i cili ka si trashëgimi atërore xhelatin Kristaq Rama që firmosi varjen në litar të kundërshtarit politik në vitin 1988 për vargjet e tij.

Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi armikun e Edi Ramës, Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij

Një njeri, i cili ishte paraqitur sa herë ishte thirrur.

Një njeri, për të cilin organizata kriminale Skapi i partisë, që urdhëroi aktin, nuk ka paraqitur dot asnjë akuzë të vërtetë, por i ndërmorën të gjitha këto si person nën hetim.

Si person pa asnjë akuzë penale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy