Arrestimi i Sejdi Kocit, Geci: Sabit Geci i ka thënë ata naltë të kanë kërku – e ka marr plumbin në fyt pse ka qenë me LDK’në

by Nexhat

Fadil Geci, i cili po vazhdon edhe sot dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është pyetur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, lidhur me arrestimin e Sejdi Kocit.

Avokati e ka pyetur nëse ka qenë i pranishëm kur është arrestuar Koci. Geci tha se Koci është arrestuar dhe “ka hangër edhe plumb si Kryetar i LDK’së dhe bashkëpunëtor i imi”.

Ai tha se Kocin e ka arrestuar Sabit Geci dhe se i ka thënë se “ata naltë të kanë kërku”,

“Sejdi Koci ka qenë njeri numër 1 në Drenicë, patrioti numër 1 që është arrestuar, është mbajtë 10 ditë dhe në fund ka hangër edhe plumb si Kryetar i LDK’së, si bashkëpunëtor i imi prej njerëzve që i kanë thanë të kanë lyp ata naltë. E ka arrestu Sabit Geci, po Sabiti i ka thënë e di që je burrë i mirë, e di që ki respekt shumë, por ata naltë të kanë kërku se unë kurrë s’të kisha marrë. E  kush janë ata naltë, nuk e di që ka pas…(s’kuptohet)”, tha Geci.

Geci tha se Koci “e ka marr plumbin në fyt vetëm pse ka qenë me LDK’në”.

“Këto janë 200 përqind të vërteta cka po them. Është arrestu, edhe është tentu me u vra dhe veç Zoti e ka shpëtu, plumbin në fyt e ka marrë. Njeriu më i mirë i Drenicës e ka marr plumbin në fyt pse ka qenë me LDK’në, pse ka qenë I pathyeshëm me Ibrahim Rugovën….Si ai e kanë pas fatin edhe shumë tjerë, pyetnëm t’i përmendin”, shtoi Geci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy